Kalllanxhi: Valët janë të ngadalta, 5G i domosdoshëm pasi i përket të ardhmes

Kalllanxhi: Valët janë të ngadalta, 5G i domosdoshëm pasi i përket të ardhmes

Eksperti i IT Tomi Kallanxhi në një lidhje skype me MCN Economy sa i përket aksesit të internetit për shqiptarët u shpreh se valët janë të ngadalta, ndërsa 5G e përdorin për teknologji të larta.

Ai tha se për të ardhmen është më mirë 5G dhe se monopoli nuk e shqetëson fare për aq kohë sa qytetarët marrin shërbim të mirë.

Fakti që nuk po dixhitalizohemi është fakt i shumë situatave të ndryshme që po ecin me hapa të ngadaltë dhe nuk po marrin veten për të ubdate, janë pak të ngadalta. Sa për çështjen e 5G përdoret në vende ku përdoret më shumë internet që gjërat janë në real time.

Ne jemi larg kësaj gjëje dhe them se 5G duhet të marrim shembullin e Kosovës dhe s’duhet të fshihemi pas gishtit duke thënë se na mjafton 4G sepse një 5G është më e mirë.

Çdo biznes sot minimalisht duhet të ketë linjë interneti kështu që besoj interneti është në çdo zonë të Shqipërisë sepse është kudo që ka biznes sepse ka fiskale që duhen bërë online.

Interneti tani është decentralizuar dhe ne po hyjmë në një fazë që interneti tani nuk do jenë vetëm kompanitë shqiptare që mund të marrësh internet por është dhe ai satelitori. Sot nëpërmjet kartave isim mund të kesh internet global, ke një isim për të gjithë planetin dhe nuk ke nevojë të bësh abonime te kompanitë shqiptare.

Për të ardhmen është më mirë 5G. Dhe ndoshta në të ardhmen s’do kemi policë rrugorë por policë robot kështu që na duhen sisteme 5G, është i domosdoshëm për mua pasi i përket të ardhmes.

Shteti duhet të promovojë pak më shumë se si duhet të përdoret teknologjia, të japë një buxhet si në disa shtete të Azisë për bizneset për tu trajnuar. Monopoli mua nuk më shqetëson fare për aq kohë sa qytetarët marrin shërbim të mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy