
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar një dekret që vendos kufizime në veprimtarinë e Kishës Ortodokse të vendit të lidhur me Patriarkanën e Moskës.
Lajmin e bën të ditur Ukrinform.
Zelensky e kishte njoftuar nismën që në mbrëmje, duke thënë se synonte "të parandalonte organizatat fetare të lidhura me qendrat e ndikimit të Federatës Ruse që të veprojnë në Ukrainë".
Agjencia ukrainase shton se kontrollet nga shërbimet e sigurisë së brendshme, SBU, të cilat filluan disa javë më parë, kanë vazhduar edhe sot në tre kisha.



