Kreu i Shoqatës së të Përndjekurve, Besim Ndregjoni, thotë se në institucionet e drejtësisë ka ende njerëz që I kanë shërbyer diktaturës. Ai u shpreh në studion e MCN Informacion se Autoriteti i Dosjeve po tallet me viktimat e komunizmit.
Pse nuk hapet dosja e prokurorëve të diktaturës? Pse Arben Kraja nuk lejon një të përndjekur të konkurrojë në SPAK? Si mund të heshtë qeveria dhe Parlamenti? Janë mbi 6 mijë të zhdukur? Ke dëgjuar ndonjë seancë për ta? Ka dalë ndonjëherë presidenti për këtë?
Në të gjitha institucionet e drejtësisë ka njerëz që i kanë shërbyer diktaturës. Të kërkohet dosja e Arbën Krajës, që është te SPAK-u.
Autoriteti i Dosjeve është tallje me viktimat e komunzimit. Në politikëbërje sot duhet t’i kesh shërbyer Enver Hoxhës.
Ra një seancë e Parlamentit shqiptar me 16 nëntor. Në atë datë është bërë një masakër, janë vrarë 16 intelektualë të Tiranës. Nuk u respektua! Ne zgjodhëm paqen, të ndërtojmë shtetin e së drejtës. Po kujt t’i thuash?
Nëse nuk hapen dosjet, politikanët tanë janë maskarenj të komunizmit.



