Rikthehet shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Rikthehet shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët e intervale të shkurtra me diell. Reshjet e shiut priten të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit, me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në jug reshjet parashikohen të fitojnë intensitet deri të lartë.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se në orët e mesditës dhe pasdites reshjet e shiut fitojnë intensitet lokalisht deri të lartë në zonën qendrore te vendit, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar.

Hera-herës reshjet priten të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut lokalizohen vetëm në juglindje të vendit.

Në zonën e Alpeve dhe në verilindje-lindje që në orët e para të 24-orëshit dhe deri në orët e mesditës në lartësinë mbi 1000-1200 metra reshje bore më intensitet të ulët, ndërsa në Alpe reshje bore me intensitet deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive deri në 14m/s. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

-në zonat malore 2 deri 9°C

-në zonat e ulëta 8 deri 17°C

-në zonat bregdetare 9 deri 16°C

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy