Vriten pesë persona nga sulmet ajrore ruse në Ukrainë

Vriten pesë persona nga sulmet ajrore ruse në Ukrainë

Të paktën pesë persona janë vrarë në orët e fundit nga sulmet raketore ruse në Ukrainë. Tre persona, përfshirë një fëmijë, u vranë në qytetin Dnipro, ndërsa dy të tjerë u vranë në Kiev.

19 të tjerë janë plagosur në Dnipro, ndërsa janë shkatërruar shumë ndërtesa, tha Sergiy Lysak, guvernator i rajonit të Dnipropetrovskut.

Tre persona u vranë në Dnipro, përfshirë një fëmijë. Nëntëmbëdhjetë të tjerë u plagosën, katër nga ta fëmijë. Tetë persona janë hospitalizuar”, tha Lysak.

Sulmi vjen vetëm disa ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin u përball me thirrjet nga liderët botërorë që merrnin pjesë në samitin e BRICs në Kazan, Rusi për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Zelensky iu referua samitit të kësaj jave në deklaratën e tij të postuar në mediat sociale, duke thënë se "pas gjithçkaje që u tha në Kazan, vrasësit rusë kanë rifilluar biznesin e tyre të zakonshëm".

Kjo dëshmon edhe një herë se agresioni nuk mund të ndalet vetëm me fjalë, por vetëm me veprim vendimtar në mbrojtje të shtetit dhe popullit kundër të cilit zhvillohet kjo luftë”, shtoi lideri ukrainas.

Këto qytete kanë qenë në shënjestër të sulmeve me dronë dhe raketa nga koha kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy