U shfaq në foto me Radoiçiçin/ Reagon Gjuriç: Nuk do t’i kërkoj falje Albin Kurtit

U shfaq në foto me Radoiçiçin/ Reagon Gjuriç: Nuk do t’i kërkoj falje Albin Kurtit

Ambasadori i Serbisë në Amerikë, Marko Gjuriç, reagoi pas publikimit të një foto ku ai shfaqej duke darkuar me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiç, i cili kërkohet nga Interpoli dhe është i sanksionuar nga SHBA-ja. Në statusin e tij në platformën “X” Gjuriç refuzon t’u kërkojë ndjesë kryeministrit Kurtit dhe ministrit të Brendshëm Sveçla.

Do të isha i zhgënjyer nëse nuk do të niste një fushatë negative me rastin e rikthimit tim të fundit. Edhe nëse do të ishte shumë e zbehtë ajo. Nuk e kam ndërmend t’i kërkoj falje Kurtit e Sveçlës, e njerëzve tjerë keqdashës për asgjë. Nuk i kam fshehur dhe as nuk jam turpëruar asnjëherë për kontaktet publike që kam në punën që bëj. Përveç përfaqësuesve të ndryshëm serbë me të cilët kam kontakte të rregullta dhe më pëlqen të takohem edhe sot e kësaj dite, unë jam takuar shumë herë, në kuadër të punës sime, edhe me udhëheqës të shumtë shqiptarë, të cilët janë akuzuar nga drejtësia vendase dhe ndërkombëtare për krime të papërshkrueshme lufte ndaj popullit tim. Kjo ka qenë gjithmonë pakrahasueshëm e vështirë për mua personalisht. Si dhe takimet që kam pasur me etnonacionalistët Kurti e Sveçla, që brutalisht u shkelin të drejtat elementare serbëve në Kosovë dhe M. dhe kanë gjak të pafajshëm në duart e tyre”.

Kujtojmë që Radoiçiç u vendos në listën e të kërkuarave të Interpolit me kërkesë të Kosovës, pasi ai pranoi se qëndronte pas grupit që kreu sulmin terrorist në Banjskë. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy