
Nga sot, në Kosovë ka hyrë në fuqi Ligji për Ndalimin e Lojërave të Fatit.
Ditë më parë, Administrata Tatimore e Kosovës kishte njoftuar se për nisjen e revokimit të të gjitha licencave të subjekteve që merren me organizimin e lojërave të fatit.
“Ky revokim i licencave hynë në fuqi nga me 10 maj dhe çdo ushtrim i aktivitetit të lojërave të fatit pas kësaj date do të konsiderohet aktivitet i kundërligjshëm, kështu që institucionet e zbatimit të ligjit sipas nevojës do të veprojnë sipas detyrës zyrtare”, thuhet në komunikatë të ATK-së.
ATK-ja thotë se kur Ligji aktual mbi Lojërat e Fatit, me datë 10 maj 2019 shfuqizohet, me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri për Ndalimin e Lojërave të Fatit, atëherë, “pas kësaj date Administrata Tatimore nuk ka autoritet për të miratuar rregulla të lojërave shpërblyese dhe zyrtarët e saj nuk do të jenë pjesëmarrës në çfarëdo cilësie në ngjarjet e tilla, që mund të organizohen në të ardhmen”.
Ligji që ndalon lojërat e fatit është propozuar nga Qeveria e Kosovës pas dy vrasjeve të ndodhura një në Suharekë dhe një në Lipjan.



