Ish-konkurrentja e Miss Ekuadorit, Landy Parraga, u ekzekutua të dielën teksa po hante në një restorant në Quevedo në provincën Los Rios.
Parraga ishte vënë nën hetim në çështjen “Metastasis” për shkak të lidhjes së saj me “mbretin” e drogës Leandro Norero, i njohur ndryshe si El Patron.
Sipas dëshmitarëve në qendrën tregtare Cevicheria, dy persona iu afruan Parragës dhe e qëlluan disa herë, ndërsa sipas policisë e reja kishte postuar vendndodhjen e saj Instagram, pak momente para se të vritej.
23-vjeçarja e cila punonte në sektorin e marrëdhënieve me publikun në një firmë në Quevedo, kishte konkurruar në disa konkurse bukurie, përfshirë konkursin e Miss Ekuadorit dhe ishte mbajtësja aktuale e kurorës për rajonin e Quevedos.
Një nga prokurorët i cili po heton vrasjen e saj tha se Parraga ishte marrë në pyetje disa herë, lidhur me në hetimin e trafikut të drogës dhe korrupsionit “Metastasis”.
Besojmë se ajo ishte e njohur me veprimet e Leandro Noreros dhe ndoshta dinte emrat e gjyqtarëve dhe politikanëve që ai kishte paguar.
Deri në përfundim të hetimeve do të ketë shumë për të sqaruar, ky është ndoshta një rast kur viktima dinte shumë.



