Fondi Monetar Ndërkombëtar ka projeksione pesimiste lidhur me defiçitin e buxhetit të vendit tonë.
Në një intervistë për “Monitor” shefja e FMN thotë se ky deficit pritet ta kalojë 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Por sipas saj, partnerët ndërkombëtar janë të gatshme ta ndihmojnë Shqipërinë, siç ndodhi edhe pas tërmetit të 26 nëntorit.



