
Gent Myftaraj një ndër kompozitorët më në zë të momentit në “Zgjohu me MCN” ka treguar se dashurinë e tij për kitarën dhe pasionin për muzikën jazz. Ai shprehet se ka nisur rrugëtimin e tij që në moshën 10 vjeç dhe sot numëron dhjetëra hite të krijuara prej tij. Myftaraj kujton dhe punën me Redon Makashin ku si suksesin e tij më të madh veçon këngën me Redon Makashin “Dikur luaja me ndjenjën e saj”.
Kam nisur të merrem me muzikë që në moshën 10 vjeç, kam bërë shkollën e muzikës dhe në klasë të pestë kam konkuruar në shkollën e muzikës në Elbasan ku fitova dhe më përcaktuan për degën kitarë dhe kur e mendoj dhe sot jam me fat se mund të më jepnin klarinetën, por sot që shoh marrëdhënien time me kitarën them se jam me fat. Kur isha në klasën e katërt shikoja dhe thosha si mund ti bien këta kitarës, pastaj kur nisa shkollën fillimisht nuk e kuptoja dot se e kisha talent dhe një profesori im i rreptë ndoshta duke kuptuar talentin tim më vuri në shina sepse deri në klasën e gjashtë thosha çfarë dua unë këtu se kisha dëshirë të bëhesha futbollist.
Shokët e mi më të mirë unë i kam korçarë, isha një roker me kitarë elektrike me flokë kaçurrela, u takuam rastësisht por djemtë e grupit “ARB” shumë të talentuar dhe mesa duket kisha spikatur në atë fushën tonë dhe një ditë të bukur Geni vjen te shtëpia dhe Redoni dhe aty nis gjithçka për mua. Kemi bërë këngën e parë ‘Më mohove”, kemi pasur në histori finale në atë kohë dhe sigurisht që Redoni ishte në atë kohë Luiz Ejlli sot. Dhe vitin tjetër në ‘94 bëjmë këngën ku provova dhe suksesin më të madh. Aty e kam ndjerë suksesin dhe kur kam dalë nga pallati kongresit ishte mbushur plot me vajza 'dikur luaja me ndenjën e saj"
Me Redonin kam një kimi të paparë, unë jam tip energjik dhe sot ashtu jam, dhe me Redonin shkojmë te akademia e arteve dhe ulet në piano dhe sa e dëgjova thashë kjo është super këngë. Redoni krijoi këngën, erdhi te shtëpia ime kemi ndenjur dy javë me instrumentet morëm dhe bandin dhe aty për herë të parë kam orkestruar një këngë. Gabime kam bërë pa fund por besoj se ato më kanë rritur se nëse s’do kisha bërë gabime sot nuk do isha ky që jam. Mendoj që kërkesa vjen në momentin kur ti nuk e shikon muzikën si një pjesë trofeu, të thuash që unë dua të marrë këtë çmim apo atë, unë e shijoj muzikën pa fund.
Më tej ai shton se aktualisht është duke punuar me këngëtarin Luzi Ejlli për të cilin ka bërë një këngë që beson se mund të dalë nga muaji prill.
Me Luizin marrëdhënia është më e hershme. Kur ka fituar ethet Ka fituar me këngën e grupit dhe ka qenë një marrëdhënie artistike e dashur. Sot ai është një fenomen dhe një artist që e do e gjithë Shqipëria dhe këtë e kam kuptuar jo vetëm brenda bigut por dhe jashtë saj. I kam çuar një demo që mendoja se i shkonte dhe i kam thënë se duhet të vish në studio ta këndosh. Deri në momentin që e krijoj nuk është përgjegjësi e këngëtarit, e këndoi dhe pash se i shkonte. Kënga ka mbaruar dhe besoj se Luizi është në procedura për klipin dhe besoj nga marsi apo prilli mund të jetë gati.



