Me 61 vota pro dhe 24 kundër votohet qeveria e re me kryeministër Avdullah Hotin

Me 61 vota pro dhe 24 kundër votohet qeveria e re me kryeministër Avdullah Hotin

Kabineti i ri qeverisës në Kosovë sapo ka dhënë betimin në seancën e jashtëzakonshme.

Qeveria e re në krye me Avdullah Hotin mori 61 vota, pas votimit, të gjithë anëtarët e kabinetit qeverisës dhanë betimin.

Kryeministri Avdullah Hoti, para deputetëve tha se bashkë me partnerët e koalicionit do t’i shërbejnë qytetarëve.

“Do t’i shërbejmë popullit në këtë kohë pandemie, do të respektojmë kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, u shpreh Hoti.

Me 61 vota për, 24 kundër dhe një abstenim, të mërkurën është votuar Qeveria e re në krye me Avdullah Hotin.

Kësisoj, Hoti merr udhëheqjen e ekzekutivit nga Albin Kurti, i cili në 70 ditët e fundit ishte kryeministër në detyrë.

Emrat e kësaj qeverie kanë dalë nga marrëveshjet e arritura mes partive LDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe.

Kryeministër: Avdullah Hoti Zëvendëskryeministri i parë: Besnik Tahiri,

Zëvendëskryeministrat e tjerë: Driton Selmanaj, Albulena Balaj-Halimaj dhe Goran Rakiq

Ministri i Punëve të Brendshme – Agim Veliu

Ministre e Financave – Hykmete Bajrami,

Ministri i Infrastrukturës – Arban Abrashi,

Ministri i Shëndetësisë – Armend Zemaj

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural –Besian Mustafa

Ministri i Mbrojtjes –Anton Quni

Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve –Vlora Dumoshi

Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës – Meliza Haradinaj-Stublla

Ministri i Drejtësisë –Selim Selimi

Ministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit –Ramë Likaj 

Ministër i Ekonomisë dhe Ambientit  –Blerim Kuçi

Ministër i Tregtisë dhe Industrisë –Vesel Krasniqi

Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale –Skender Reçica

Ministër për Kthim dhe Komunitete –Dalibor Jevtiq

Ministër i Zhvillimit Rajonal – Enis Kervan

12:07h Vjosa Osmani nuk pranon ta drejtojë seancën e jashtëzakonshme/ Hoti prezanton programin e Qeverisë së re

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ku do të votohet për qeverinë e re.

Mësohet se kjo seancë ka filluar me një minutë heshtje në nderim të dy punëtorëve që humbën jetën në minierën e Artanës, gjatë ditës së djeshme.

Drejtimin e kësaj seance nuk po e bëri si zakonisht kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila mësohet se nuk ka pranuar ta drejtojë ate, por nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala.

Shala ka hapur punimet e kësaj seance ku të pranishëm janë 71 deputetë.

“Vjosa Osmani ka autorizuar nënkryetarët e Kuvendit që të drejtojmë këtë seancë. Zonja Nagavci nuk ka pranuar ta drejtojë seancën, dhe këtë seancë do ta drejtoj unë”, ka thënë Shala.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila udhëhoqi me vendin për 51 ditë nuk po merrë pjesë në seancën për votimin e qeverisë së re.

Vetëvendosje nuk është pajtuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Thaçi duke insistuar se vendi duhet të shkoi në zgjedhje. 

Kandidati i LDK’së për kryeministër, Avdullah Hoti, në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka treguar prioritetet e qeverisjes së tij nëse do të zgjidhet kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Hoti ka thënë se dy prioritetet e para do të jenë lufta kundër pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike e Kosovës.

“Nisur nga situata që po përballemi, prioritetet tona kryesore do të jenë: Lufta kundër pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike pas kësaj pandemie. Krahas këtyre prioriteteve Qeveria do të ketë edhe prioritete të tjera që do të jenë forcimi i shtetit, rritjen e punësimeve, fuqizim të aftësive konkurruese”, ka thënë Hoti në fjalën e tij.

Gjithashtu Hoti ka thënë se bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës do të merren edhe përgjegjësitë për të çuar përpara procesin e dialogut me Serbinë.

Hoti ka thënë se në një proces të tillë do të bashkëpunohet me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se nuk do të lejojnë që të ketë ndryshim të kufijve apo shkëmbim të territoreve.

Ai gjithashtu ka thënë se do të angazhohet për bashkëpunim pozitë-opozitë dhe për gjithpërfshirje, sidomos për procesin e dialogut me Serbinë.

“Do të marrim përgjegjësinë për të çuar përpara procesin e dialogut bashkë me BE dhe SHBA duke mos lejuar ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të territorit. Krijimin e bashkëpunimit pozitë-opozitë dhe kërkim i gjithpërfshirjes sidomos në procesin e dialogut”, ka thënë Hoti në fjalën e tij në Kuvend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy