
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se për shkak të interesave të ngushta, ndonjëherë elektorale dhe ndonjëherë tjetër ideologjike, lidershipi në Kosovë e ka vonuar transformimin e Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se për shkak të interesave të ngushta, lidershipi në Kosovë e ka vonuar transformimin e FSK-së në FAK. Thaçi megjithatë, ka theksuar se Kosova duhet t’a ketë ushtrinë e saj.
Në një postim në rrjetin social "Facebook", kreu i dhtetit të Kosovës ka përsëritur qëndrimin e tij pro transformimin e FSK-së në ushtri.
“Dua t’ua largoj çdo dilemë: jam pro transformimit të Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës. Ushtria e Kosovës nuk është kërcënim për rajonin. Përkundrazi, do të jetë në shërbim të ruajtjes së paqes, sigurisë shtetërore, rajonale dhe globale. Prandaj, në këtë pikë, institucionet e Kosovës flasin me një zë dhe kemi një qëndrim”, shkruna Thaçi.
Qeveria e Kosovës ka votuar pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim Projektligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.
Por për Thaçin, ligji i miratuar nga Qeveria e Kosovës duhet të procedohet edhe në Kuvend dhe periudha deri në miratimin e tij duhet të shfrytëzohet nga të gjithë ne për t’i bindur skeptikët e mbetur të këtij procesi.
"Jam i bindur se në koordinim të plotë me SHBA-në dhe aleatët tanë në NATO do ta përmbyllim këtë proces të vonuar, por jetik për Kosovën", shkruna Thaçi.



