Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa është vënë nën hetim për një tjetër akuzë penale, kësaj here për fshehje të ardhurash.
Xoxa është marrë nën hetim për këtë vepër, megjithatë nuk është bërë ende publike se për cilat episode konkrete bëhet fjalë.
Ajo vijon të jetë nën hetim edhe për akuza të mëparshme që përfshijnë korrupsion pasiv në 9 episode, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.



