Gjykata e Moskës lëshon urdhër arresti për të venë e Navalny

Gjykata e Moskës lëshon urdhër arresti për të venë e Navalny

Gjykata e Basmanny në Moskë ka lëshuar një urdhër arresti në mungesë për Yulia Navalnaya, të venë e disidentit Alexei Navalny.

Gruaja akuzohet për “pjesëmarrje në një grup ekstremist” dhe është shtuar në listën e të kërkuarve jashtë vendit pasi i është shmangur hetimeve paraprake.

Sipas ligjit rus, Navalnaya rrezikon të përballet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet.

Drupal Ad

Julia Navalnaya komentoi urdhrin e arrestit në rrjetin X duke thënë se Presidenti rus Vladimir Putin është një vrasës dhe kriminel lufte, vendi i të cilit është në burg.

Putini është një vrasës dhe një kriminel lufte. Vendi i tij është në burg, dhe jo në Hagë në një qeli komode me televizor, por në Rusi, në të njëjtën koloni penale dhe në të njëjtën qeli dy nga tre metra në të cilën vrau Alexei.

Akuzat mund të lidhen me një vendim të gjykatës së Moskës në qershor 2021, e cila nxori jashtë ligjit tre organizata të lidhura me Navalny, duke i etiketuar ato si ekstremiste.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy