Jennifer Lopez e gatshme për një martesë të katërt

Jennifer Lopez e gatshme për një martesë të katërt

Jennifer Lopez ka zbuluar se është “100%” e hapur ndaj idesë për tu martuar sërish, disa muaj pasi konfirmoi lidhjen e saj me Ben Affleck.

Kur Jennifer u pyet në një intervistë nëse ajo do ta konsideronte një martesë të 4, ajo tha: 100 për qind. Unë jam një romantik, kam qenë gjithmonë. Jam martuar disa herë. Por ende besoj në lumturi. Unë jam një qenie njerëzore si gjithë të tjerët. Unë kam pasur ulje-ngritjet e mia; Kam bërë gabime dhe jam vërtet krenare se ku kam arritur në jetën time dhe kush jam si nënë, aktore dhe si artiste, kështu që është në rregull.”

Lopez është martuar tre herë. Bashkëshorti i saj i parë ishte aktori Ojani Noa, nga viti 1997 deri në 1998.

Në vitin 2001 ajo u martua me Cris Judd, por lidhja e tyre përfundoi më pak se një vit më vonë.

Burri i saj i tretë ishte Marc Anthony, me të cilin u martua në vitin 2004. Ata kishin dy fëmijë së bashku, binjakët Maximilian dhe Emme, 13 vjeç, përpara se të njoftonin ndarjen e tyre në korrik 2011.

Në korrik, Lopez bëri publike lidhjen e saj me Ben Affleck, një ish i dashur.

Postimi konfirmoi raportet se çifti ishte përsëri së bashku pothuajse dy dekada pas lidhjes së tyre të parë. Affleck dhe Lopez filluan të takoheshin në vitin 2002, duke u fejuar në nëntor të atij viti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy