Myrtollari: Lista e PD-së në Durrës, më e mira që mund të krijohej. Strategjia e vetme, të jemi afër qytetarëve (VIDEO)

Myrtollari: Lista e PD-së në Durrës, më e mira që mund të krijohej. Strategjia e vetme, të jemi afër qytetarëve (VIDEO)

Shyqyri Myrtollari, kandidat i PD-së në Durrës tha në studion e MCN Live se strategjia e tij e vetme për të arritur rezultat maksimal është kontakti i drejtpërdrejtë me qytetarët.

Më tej Myrtollari tha se përveç votës për koalicionin “Shqipëria madhështore” ai ka mundësinë të kërkojë dhe votën për veten e tij.

Përveç votës për koalicioni, kemi mundësi të kërkojmë votën për emrin tonë. Jam mësuar të bëj gara, të luaj me ekip. Prej vitesh shërbej në PD. Kam qenë në kontakt me njerëzit. Përveç votës për PD, do kërkoj dhe votën për veten.

Përfaqësoj të rinjtë, punën që është bërë. E kisha detyrim moral dhe përgjegjësi për ta çuar garën përpara dhe për të kërkuar vota. E vetmja gjë që po i mëshoj shumë është kontakti i drejtpërdrejtë. Jam lindur dhe rritur në Durrës, i kam shërbyer. Strategjia e vetme është të jemi afër qytetarëve t’i mbrojmë kundër padrejtësive.

Sipas Myrtollarit lista e qarkut të Durrësit, ishte më e mirë që mund të bëhej.

Lista për deputetë e qarkut të Durrësit është lista më e mirë që mund të ishte. Duke u krahasuar dhe me rivalët tanë politikë nuk mendoj se mund të kishte listë më të mirë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy