
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka konfirmuar se së shpejti Kosova dhe Serbia do të ftohen për një takim tjetër urgjent në Bruksel.
Takimi vjen pas ngjarjes së rëndë në veri, ku u vra efektivi i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
”Përfundimisht po”.
”Është pjesë e dialogut që ai [Josep Borrell] i fton ata [Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiçin] në Bruksel për takime të nivelit të lartë kur është e nevojshme”, citohet Stano nga mediat e Kosovës.



