13 ditë protestë/ Xama: Qytetarët ndihen të padëgjuar, paketa e masave ligjore jo e mirëmenduar (VIDEO)

13 ditë protestë/ Xama: Qytetarët ndihen të padëgjuar, paketa e masave ligjore jo e mirëmenduar (VIDEO)

Protesta e qytetarëve ka hyrë në ditën e saj të 13-të, ndërsa një ditë më parë, kryeministri Edi Rama prezantoi paketën e re ligjore kundër dhunës.

 

Në një lidhje përmes Skype për MCN, gazetarja Ola Xama, tha se qytetarët janë ngritur në protestë, pasi janë rritur pakënaqësitë ndaj qeverisë,.

 

Ajo deklaroi se qytetarët ndihen të padëgjuar nga një kryeministër që ka hyrë në vitin e 14-të të qeverisjes së tij.

 

Qytetarët ndihen të padëgjuar. Kemi një kryeministër që ka hyrë në vitin e 14 të qeverisjes. Nga viti në vit dhe nga zgjedhjet në zgjedhjet kjo forcë politike është rritur, njëkohësisht janë rritur edhe pakënaqësitë e qytetarëve. Nuk duhet që qytetari që shkon në protestë paqësisht të shoqërohet sepse në protestë policia nuk arrin që të identifikojë ata persona që janë pakicë që kryejnë akte dhune.

 

Më tej, e pyetur mbi aktin normativ për dëmshpërblimin e bizneseve që preken nga protestat dhe nëse ky vendim do t'u vinte atyre në ndihmë, ajo argumentoi se kjo paketë masash nuk është e mirëmenduar.

 

Për mua është një zgjidhje që nuk janë bizneset e mëdha, nuk besoj se do të jetë ndonjë faturë e lartë për buxhetin e shtetit. Nëse bëhet edhe ndryshimi i ligjit ku shkelësi paguan dëmet, atëherë pse duhet që të paguhen nga buxheti i shtetit? Më duket një paketë masash jo e mirëmenduar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy