Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa po bashkëpunon me brandin e veshjeve sportive Puma në koleksionin që mban titullin në shqip "FLUTUR", frymëzuar nga vitet '90.
Këtë bashkëpunim e ka lajmëruar vet këngëtarja në rrjetin e saj social, Instagram.

Bashkëpunimi mes artistes së top-listave botërore dhe gjigantit të veshjeve sportive përmban një motiv të ri, që është përkthyer nga kritikët si simbol i bashkimit nën logon e një fluture shumëngjyrëshe.
Lipa u shpreh se për të fluturat janë më shumë se thjesht krijesa të bukura. Ato përfaqësojnë transformimin, shpresën dhe metamorfozën.

Ky koleksion do të vij i plotë përgjatë 2022-shit, me një linjë të tërë produktesh për tregun nga veshjet deri tek atletet.





