Koronavirusi/ Ndalohet edhe qarkullimi në këmbë pas orës 18:00

Koronavirusi/ Ndalohet edhe qarkullimi në këmbë pas orës 18:00

Ndalohet lëvizja e qytetarëve në këmbë, duke nisur nga e hëna, çdo ditë në vijim pas orës 18:00 në Republikën e Shqipërisë.

Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një shënimi në rrjetin social Facebook, sqaron se nga nesër, me urdhër të ministres së shëndetësisë do të hyjnë në fuqi gjoba edhe për këmbësorët dhe për ata që ulen në parqe apo mjedise të tjera të hapura.

Duke kërkuar falje, kryeministri thekson se s’ka rrugë tjetër për t’a fituar këtë luftë, ku askush përveç atyre që shërbejnë në strukturat kritike të shtetit dhe atyre që punojnë në hallkat themelore të zinxhirit ekonomik të vendit, nuk duhet të dalë nga shtëpia përveçse për nevojat bazë të furnizimit me ushqim apo ilaçe.

Shënimi, thekson se shëtitjet nuk janë domosdoshmëri jetike në këtë kohë lufte dhe uljet nëpër parqe janë të palejueshme.

Më shani e talluni me mua sa të doni, s’ka asnjë problem, po mos diskutoni dhe aq më keq, të thyeni rregullat. Frikë aspak, po kujdes po! deri në fund! kjo nuk është lojë kukamçemthi që mbaron kur duam ne, po luftë që ne do ta fitojmë vetëm duke i bëre me vullnet të hekurt të gjitha këto që nuk duam”, shkruan Rama.

Një masë drastike kjo që vjen pas bllokimit të qarkullimit të automjeteve në të gjithë Shqipërinë, ku lejohet lëvizja vetëm në dy orare për ata që shkojnë në punë. në mëngjes deri në 08:00 dhe pasdite 16:00-17:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy