Gjendet trupi i pajetë i Acasio Flores Guerrero, kryebashkiaku i Malinaltepec, në shtetin meksikan të Guerrero, i rrëmbyer më 20 qershor nga një grup banorësh pas një mosmarrëveshje me komunën për një konflikt agrar.
Lajmi është bërë i ditur nga prokuroria e Guerreros, duke theksuar se përgjegjësit e kësaj ngjarje nuk janë identifikuar.

Trupi i Flores u zbulua të shtunën me një plagë plumbi në pjesën e pasme të kokës, në pjesën e pasme të një furgoni në Malinaltepec.
Në një shënim të raportuar nga gazeta “Milenio”, pushteti bashkiak e dënon “këtë akt mizor” duke e cilësuar si “sulm ndaj jetës njerëzore që shkon përtej kufijve të dialogut dhe arsyes”.
Guvernatori i Guerrero-s, Evelyn Salgato Pineda dënoi “me forcë” vrasjen e kryebashkiakut, duke i shprehur ngushëllimet e saj familjes.



