
Deputetët e Listës Serbe kanë dorëzuar sot mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës. Kujtojmë që vendimi i serbëve u mor pas nisjes së shpërndarjes së fletëqortimeve për targat.
Shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli, i tha “Koha.net”, se dorëzimin e ka pranuar zyrtarisht nga administrata.
Drejtori i Policisë në Veri Nenad Gjuriç u pezullua nga autoritetet e Kosovës pasi refuzoi të lëshojë fletëqortime për serbët e Kosovës që nuk i ndërruan targat.



