Veliaj në SPAK/ Kalemaj: Dyshohet për disa afera, historikisht ka bërë deklarata të dyshimta mbi pasurinë (VIDEO)

Veliaj në SPAK/ Kalemaj: Dyshohet për disa afera, historikisht ka bërë deklarata të dyshimta mbi pasurinë (VIDEO)

Erion Veliaj, kreu i bashkisë së Tiranës, është paraqitur në SPAK për të dhënë dëshminë e tij lidhur me akuzat e korrupsionit.

Lidhur me këtë politologu Ilir Kalemaj në ‘MCN Live’ u shpreh se Veliaj dyshohet për disa  afera si inceneratori i Tiranës dhe afera 5D.

Ai tha se thirrja nga ‘kolegët për herë të dytë tregon se ai e ka prerë biletën politike, teksa theksoi se dosja më e madhe për kryebashkiakun Veliaj është ‘Eco Tirana’. Sipas tij Veliaj historikisht ka bërë deklarta të dyshimta lidhur mepasurinë e tij.

Drupal Ad

Fakti që u thirr përsëri nga ‘kolegët’ e SPAK tregon se normalisht e ka prerë biletën politke, por çështja mbetet për çfarë çështje. Veliaj akuzohet për aferën 5D, për inceneratorin që nuk ekziston, natyrisht pritet të shohim çfarë do ndodhë më vonë me Eco Tiranën, që ështëdhe dosja më e madhe e tij.

Pra ka shumë çështje që rëndojnë mbi të dhe në këtë sens është një pritshmëri që Veliaj të japë llogari për këto afera që ka kryer për ato gjëra që ka kryer gjatë qëndrimit në krye të bashkisë Tiranë.

Më tej Kalemaj theksoi se Veliaj duke ju referuar trajektores së tij politike shumë gjëra që ka thënë për veten e tij kanë lënë hije për dyshime mbi pasurinw e tij, që nga shitja e fiqve, apo pagesa e dasmës nga nëna me kursimet e saj, qoftë detaje të tjera që ai ka dhënë nga jeta e tij.

Ai ka qenë benjamini i qeverisë Rama në 2013 ju besua portofoli më i rëndësishëm ai i mirëqenies dhe punëve sociale, pastaj u katapultua në postin e kryetarit të bashkisë Tiranë duke përfituar dhe nga situata ku u gjend në atë kohë Saimir Tahiri dhe kjo i hapi rrugë dhe në perceptimin e opinionit publik dhe anëtarësisë së PS-së si pasardhësi i Ramës.

Kjo tezë kohët e fundit ka pësuar një tronditje të thellë jo vetëm për shkak të aferave të ndryshme që janë përshfaqur njëra pas tjetrës por dhe për faktin se Erion Veliaj duke qenë dhe kryetari i qarkut Tiranë për zgjedhjet e 2025 nuk duket se i ka kushtuar shumë rëndësi këtyre impenjimeve.

Kjo është arsyeja pse Rama tërhoqi Gonxhen nga Dibra dhe e solli në Tiranë, ndoshta dhe për ta zëvendësuar për kryetar bashkie në zgjedhjet e parakohshme sepse Veliajn e shoh shumë të dobët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy