“Vol-vo4”, dy ish-deputetët socialistë kërkojnë veçimin e dosjeve

“Vol-vo4”, dy ish-deputetët socialistë kërkojnë veçimin e dosjeve

Dy ish-deputetët socialistë, që u arrestuan të dielën, Arben Çuko dhe Arben Ndoka, kërkojnë veçimin e dosjeve të tyre nga ajo e të arrestuarve të tjerë në kuadër të operacionit “Vol-vo4”.

Çuko dhe Ndoka janë paraqitur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku mbahet seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë. 

Arben Çuko akuzohet si i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën shtetërore. Ndërkohë Ndoka akuzohet për "tjetërsim prone".

Çuko dhe Ndoka u arrestuan pasditen e së dielës pas një hetimi të gjatë.

Emrat e dy ish deputetëve kanë dalë nga përgjimet e Prokurorisë prej vitit 2016 ndaj grupit të vëllezërve Avdyli që trafikonte drogë nga Shijaku.

Nga përgjimet doli se gjatë kohës që kryente detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Çuko ka marrë një makinë luksoze si ryshfet për transferimin e një të dënuari për vrasje me pagesë në një burg të sigurisë së zakonshme.

Ndërsa ish-deputeti Arben Ndoka, ka qenë në dijeni të trafikut të drogës nga nipat e tij dhe është implikuar në tjetërsimin e pronave tek Rana e hedhun, në Lezhë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy