RENEA aksion në Elbasan, arreston Seit Manahasën

RENEA aksion në Elbasan, arreston Seit Manahasën

Forcat Speciale RENEA kanë zhvilluar këtë të shtunë një operacion në qytetin e Elbasanit, ndërsa në pranga kanë vënë në person. Sipas informacioneve nga policia, mësohet se në pranga është vënë shtetasi Seit Manahasa. Arrestimi i këtiij personi, mësohet se është bërë në qytetin e Peqinit.

Mësohet se i arrestuari akuzohet se ka keqtrajtuar një person. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në biznesin e personit të dhunuar në aksin Elbasan-Peqin. Ka qenë pikërisht i dhunuari i cili ka bërë kallëzim në policinë e Elbasanit ku më pas edhe është organizuar puna për kapjen e Seit Manahasas.

Manahasa një vit më parë ka qenë i arrestuar si i dyshuar për vrasje, pasi në biznesin e tij u gjet arma tip pistoletë, që qëlloi për vdekje Emiljano Ramazanin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy