Çmimi Nobel i vitit 2023 në kimi i është dhënë tre shkencëtarëve që punuan për të zbuluar dhe zhvilluar pika kuantike, të përdorura në dritat LED dhe ekranet televizive, si dhe nga kirurgët kur heqin indet e kancerit.
Çmimi u fitua nga Moungi Bawendi, nga Instituti i Teknologjisë i Massachusetts, Louis Brus nga Universiteti i Kolumbisë dhe Alexei Ekimov i cili punon për Teknologjinë Nanokristale.
Komiteti publikoi pa dashje emrat e tre shkencëtarëve disa orë përpara shpalljes zyrtare.
Francezi Pierre Agostini i Universitetit të Ohajos (SHBA), hungarezi Ferenc Krausz i Institutit Max Planck në Mynih dhe francezja Anne L'Huillier nga Universiteti Lund (Suedi ) ishin fitues të Çmimit Nobel për Fizikën.
Lajm në përditësim



