
Sulmet ruse prishën për herë të dytë planet për evakuimin e civilëve nga qyteti Mariupol në Ukrainën juglindore.
Një deklaratë e tillë u bë nga këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko, dhe një pjesëtar i regjimentit ‘Azov’ të Gardës Kombëtare.
“Përpjekja e dytë në një korridor humanitar për të evakuuar civilët në Mariupol përfundoi sërish me bombardimet nga rusët”, tha Gerashchenko në llogarinë e tij në Telegram.
Një fakt i tillë u konfirmua edhe nga Kryqi i Kuq, i cili deklaroi se procesi i evakuimit nga qyteti jugor i Mariupolit, ka ndalur.



