Reshjet e dendura, breshri dhe stuhia që goditi të dielën zonën e Kolonjës, ka shkaktuar dëmtime të shumta në kultura të ndryshme të mbjella në fshatrat.
Korrespondentja Sara Kovaçi, raportoi për MCN Live se intensiteti më i lartë i breshrit ka qenë në fshatin turistik të Rehovës si dhe fshatrat e tjerë rrëzë pllajës se malit të Gramozit.

Reshjet kanë zgjatur mbi 30 minuta dhe kanë shkaktuar dëmtime në të mbjella në masën 80%.
Nga kontrollet e zonës së Ersekës, Rehovës dhe Starjes, dëmet janë në perime në sipërfaqe 10 hektarë, ku dëmi ka shkuar 80-100%, në domate speca sallata etj.
Në kumbulla janë dëmtuar 2000 rrënjë dhe dëmi vlerësohet 80-90% dhe ato që kanë ngelur kanë pësuar goditje të rëndë.
Dëmi në mollë ka prekur 2000 rrënjë, me një shkallë dëmtimi 80-90%.
Në elb sipërfaqja e dëmtuar është 20 hektarë në masën 100%, 30 hektarë në masën 40% dhe 50 hektarë demi deri 20%.
Tërshëra ka pësuar dëme në një sipërfaqe 50 hektarë dhe dëmi vlerësohet 20%.
Gruri është dëmtuar në një sipërfaqe 100 hektarë, ku 20 hektarë është dëmtuar në masën 40-50%, 30 hektarë janë dëmi 30% dhe 50 ha demi 20%.
Rrushi dhe pjergulla në oborre është rrëzuar mbi 80%.



