20 - vjeçari që aksidentoi sportisten Dhurata Prifti dhe dy fëmijët e saj paraditen e së mërkurës, Andrea Memollari rezulton i dënuar në vitin 2015 me 40 orë punë publike.
Memollari mori këtë formë dënimi falë një vendimi gjykate të 24 qershorit 2015 pasi ishte ndaluar nga forcat e policisë duke drejtuar automjetin me shpejtësi tej normave të lejuara. Madje akuza kryesore që u desh të përballej Memollari ishte tentativa për të korruptuar efektivët e policisë me 500 lekë të reja, me pretendimin se duhej të largohej shpejt pasi kishte një takim. “Merre, pini një kafe dhe mos më vononi se kam një takim” – ishte kjo fraza e përdorur nga 20 – vjeçari. Momenti i arrestimit, për habinë e të gjithëve, është i gjithi i filmuar nga efektivët e policisë dhe u bë publik disa orë pasi aksidentoi për vdekje Priftin. Në video shihet qartë që Memollari e kishte kuptuar që kishte rënë në telashe me gjestin e kryer, ndaj dhe nuk bëri oponencë.
Mbi këtë rast Prokurori i çështjes kërkoi nga gjykata dënimin me 9 muaj burgim për Memollarin për veprën penale të korrupsionit ndaj zyrtarëve publikë. Në fakt kodi penal për këto raste parashikon izolimin nga 6 muaj deri në e vite, por gjykata u mjaftua me 40 orë punë pa shpërblim.
Por historia e Memollarit rezulton e filmuar edhe më tej. Në një kronikë të televizionit Top - Channel, e cila pasqyron se si funksionon forma e dënimit me orë pune në komunitet, shfaqet sërish Memollari gjatë kohës që shlyen dënimin (me punë) në ambientet e Muzeut Kombëtar. I riu shprehet lirshëm përpara kamerave ku tregon se ishte penduar për “gjestin” ndaj efektivëve të Policisë të Shtetit, por…”për të ecë shpejt do eci, se çunat e rinj e kanë një çik këtë për të ecë”.
Ndoshta Memollari, me 9 klasë shkollë, as nuk e kishte imagjinuar aktin final të “pasionit” për drejtmin e automjetit në mënyrë problematike. Madje dy ditë më parë postoi një video në Instagram ku tregonte kilometrazhin e automjetit të tij i cili regjistronte mbi 200 km/h.
Ja kush është nëna heroinë që sakrifikoi jetën për fëmijët
Aksidentoi nënën me dy fëmijë, mburrej se ngiste makinën me mbi 200 km/h (VIDEO)
Aksidentohet nëna me dy fëmijët, ndërron jetë në spital 37-vjeçarja
Më poshtë materiali i plotë video, nga momenti i arrestimit tek kronika e Top – Channel, ku protagonist është gjithmonë Memollari.



