Regjimi izraelit përdori hapësirën ajrorë të disa vendeve, përveç asaj të Irakut, për të kryer sulmet e fundit ndaj Iranit.
Kështu deklaroi ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, duke nënvizuar se prania dhe ndërhyrja e Shteteve të Bashkuaka të Amerikës dhe forcave të saj ushtarake në rajon është një realitet, deri në pikën që ata kanë ofruar një korridor ajror në Irak për avionët luftarakë sionistë për të sulmuar Iranin.
Sipas raporteve të IRNA, kreu i diplomacisë së Teheranit tha se Iraku e ka ndjekur çështjen nga pikëpamja ligjore, ndërsa Irani ka protestuar, në Kombet e Bashkuara, kundër faktit se territori i disa vendeve është përdorur nga Izraeli.
Araghchi nuk përmendi emrat e këtyre shteteve, por disa raporte në mediat sociale thonë se në mesin e tyre është edhe Azerbajxhani .



