
Pavarësisht se zyrtarët në Kosovë shprehen optimist për heqjen e vizave deri në fund të këtij viti, Bashkimi Evropian nuk ka ende një afat kohor për këtë çështje.
Në një intervistë për lajmi.net, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, thotë se për liberalizimin e vizave nuk ka ndonjë datë të caktuar.
“Nuk ka ndonjë afat kohor se kur do të zgjidhet çështja e vizave. Natyrisht unë shpresoj që kjo të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë ai.
Sholtes e ka vënë theksin sërish te nevoja për një punë më të madhe në luftën kundër korrupsionit, e cila sipas tij duhet të jetë një proces i vazhdueshëm.



