
Rusia nuk ka nevojë të përdorë armë bërthamore për të arritur objektivat e saj në Ukrainë.
Kështu janë shprehur krerët e ushtrisë ruse, sipas Tass.
Ndërkohë ministri bjellorus i Mbrojtjes Viktor Khrenin ka deklaruar se Bjellorusia nuk do të lejojë që vendet perëndimore të zhvillojnë një konflikt në territorin e saj duke përdorur formacione të armatosura të paligjshme të krijuara në Ukrainë.
Nga ana tjetër sipas ushtrisë së Kievit rreth 43,900 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit. Në përditësimin e saj për humbjet e pësuar nga Moska deri më tani, ushtria ukrainase tregon se janë rrëzuar gjithashtu 233 luftëtarë, 196 helikopterë dhe 790 dronë.



