Një grua emigrante, e cila kishte rezultuar pozitive me koronavirus ka lindur në bordin e një helikopteri ndërsa transportohej me ajër në spital nga një kamp qendrimi i mbipopulluar në ishullin Lampedusa të Italisë.
Italia raporton se ka parë një rritje të mbërritjeve të migrantëve këtë vit.
Një anijeje shpëtimi iu dha leje të martën për të zbritur 353 migrantë të shpëtuar në ishullin e Siçilisë pas thirrjeve nga Kombet e Bashkuara.
Ndërkohë, një cisternë me 27 migrantë në bord ka bërë lutje të reja për ndihmë.
Gruaja kishte rezultuar pozitive për koronavirus. Zyrtarët thanë se vendosën ta transferojnë atë në një spital në kryeqytetin sicilian të Palermo - një fluturim një orë larg - kështu që ajo të mund të lindë e sigurt. Por ajo lindi në mes të rrugës gjatë fluturimit. Gruaja, e cila nuk është identifikuar, tani është në spital në Palermo së bashku me foshnjën e saj.



