Ilir Meta ka shpërthyer ndaj Edi Ramës duke e quajtur "legen ordiner" dhe duke deklaruar se ai "nga çuni i Netës do të kthehet si kurban i Ilir Metës".
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Meta u acarua kur gazetari Ylli Rakipi i përmendi faktin se mund të përfundojë në burg. Ai deklaroi se çështja nuk do të përfundojë këtu, por do të zgjidhet shpejtë.
Mos i jep këtoj atributet e Putinit. Ai është një legen ordiner. Ai është një legen dhe e dini shumë mirë. Ai do të qajë të vijë ashtu, por nuk vjen më ai. Erdhi si çuni i Netës në politikë dhe do të kthehet si kurban i Ilir Metës. Për këtë erdhi ai në politikë. Do zgjidhet kjo çështje më shpejtë.



