
Pas ndeshjes së mbrëmshme, Roma-Feynoord, në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte 450 tifozë italianë janë larguar me traget nga porti i Durrësit.
Burime për MCN bëjnë të ditur se ashtu si dhe ishte njoftuar më herët, trageti është nisur me rreth 6 orë vonesë, në orën 03.00 të mëngjesit të sotëm.
Duke qenë se nuk është shënuar fluks, për kthimin e tifozëve të Romës ishte vendosur vetëm një traget i linjës Durrës-Bari.
Duket se tifozët Italinë janë larguar të lumtur nga Shqipëria pasi në finalen e mbajtur më 25 maj Roma triumfoi kundër Feyenoord në “Air Albania”.



