
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka kritikuar ashpër homologun e tij amerikan Donald Trump për sjelljen e tij gjatë takimit të mbrëmshëm me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.
“Diplomacia dështon kur partnerët negociues poshtërohen para gjithë botës”, tha Steinmeier për DPA, agjencia gjermane e lajmeve, gjatë një fluturimi për në Uruguai.
Skena në Shtëpinë e Bardhë dje më mori frymën.
Nuk kam besuar kurrë se një ditë do të na duhej ta mbronim Ukrainën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



