Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi është infektuar me koronavirus. Kreu i Forza Italia kishte qenë për disa ditë në Sardenjë, ndërsa pasi u kthye vendosi të vënte tamponin, i cili më pas rezultoi pozitiv.
Alberto Zangrillo, mjeku i Berlusconi-t, sipas mediave italiane ka deklaruar: "Ai është a-simptomatik dhe është i izoluar në shtëpi, sipas parashikimeve rajonale".
Ndërkohë zyra për shtyp e ish-kryeministrit të Italisë për çështjen është shprehur: "Berlusconi vazhdon të punojë nga rezidenca e tij në Arcore, ku do të kalojë periudhën e pritur të izolimit. Në çdo rast, ai do të vazhdojë të mbështesë Forza Italia dhe kandidatët e qendrës së djathtë në zgjedhjet rajonale dhe administrative me intervista të përditshme në gazeta, në televizion dhe në rrjetet sociale ”.



