Shkurti: Berisha, Basha e Meta mbajnë Ramën në pushtet duke bërë sikur bëjnë opozitë

Shkurti: Berisha, Basha e Meta mbajnë Ramën në pushtet duke bërë sikur bëjnë opozitë

Duke u ndalur një analizë të përgjithshme të politikës në vend, gazetari Armir Shkurti, në “Bilardo në MCN”, i identifikoj politikanët si një trupë teatri ku luajnë me role të ndara.

Sipas tij, Berisha, Basha e Meta mbajnë Ramën në pushtet duke bërë sikur bëjnë opozitë.

Këta politikanë janë establishment. Janë një trup teatri që luajnë një pjesë ku kanë ndarë rolet. Ti do të jesh ky, ti ai, regjisori është Xhorxh Soros. Rama bën rolin e guvernatorit të Shqipërisë, Berisha vuri Bashën sikur ka ik, gjoja u tërhoq. Basha e dhj.. rolin e vet dhe e mori në dorë këtë gjë, Meta, pati rolin e atij ‘o sa mirë me qenë shqiptar’ dhe të tretë mbajnë këtë në pushtet duke bërë sikur bëjnë opozitë.

Dhe që të vijnë në pushtet, thonë ne e bëjmë më mire se ky. Ideja është se kështu si u ndërtua demokracia. Këta janë një klasë politike që kanë prodhuar tranzicionin, që kanë prodhuar një oligarki, një autokraci dhe që kanë prodhuar edhe një sistem drejtësie e cila është e tmerrshme.  

Jemi dakord që është establishmet, sepse me nder janë ashtu të gjithë. Por, ne themi të ikin të gjithë për të krijuar një politikë të re.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy