Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur në fshatin Bërxull pas një sherri. Ngjarja e ka pasur zanafillën në një takim elektoral për të cilin nuk ishte marrë leje në policinë e Tiranës. 40-vjeçari me inicialet A.S. është qëlluar me mjete prerëse nga Np.P, 45 vjeç, i cili është shoqëruar në policinë e Vorës.
Njoftimi i policisë
Më datë 21.06.2017, në fshatin Bërxull, tek një lokal i kthyer si zyrë elektorale për një subjekt politik, po zhvillohej një takim, për të cilin nuk është bërë njoftim në Policinë e Tiranës. Rreth orës 12:05, gjatë këtij takimi ka patur një konflikt midis shtetasit N. P., rreth 45 vjeç dhe shtetasit A. S., rreth 40 vjeç. Konflikti ka degraduar në plagosjen me mjete prerëse të shtetasit A. S., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi N. P., ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vorë. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.



