Moldavët drejt kutive të votimit/ Balotazhi presidencial, të ndarë, me BE-në apo me Rusinë

Moldavët drejt kutive të votimit/ Balotazhi presidencial, të ndarë, me BE-në apo me Rusinë

Qytetarët në Moldavi janë drejtuar këtë të diel tek kutitë e votimit për të zgjedhur presidentin e vendit. Për shumë analistë, këto zgjedhje luajnë rol vendimtar në të ardhmen e vendit, sa i përket rrugës evropiane apo një varësi më e madhe nga Rusia.

Pro-Evropiania Maia Sandu ka përballë në balotazh ish-prokurorin e përgjithshëm Alexandr Stoianoglo, i cili mbështetet nga Partia Socialiste pro-ruse.

Sandu mori 42.5% të votave në raundin e parë ndërsa kundërshtari mori 26% të votave. Ndërkohë, analistët vendas thonë se do të jetë një betejë e ashpër pasi ish-kryeprokurori ka marrë mbështetje të gjerë opozitare.

Reuters Kandidati presidencial i Moldavisë, Alexandr Stoianoglo dhe gruaja e tij Tvetana Kurdova hodhën votat në një qendër votimi gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kishinau, Moldavi, 3 nëntor 2024

52-vjeçarja Sandu, një ish-ekonomiste pranë Bankës Botërore, kërkon ta anëtarësojë vendin në Bashkimin Evropian. Ajo akuzon kundërshtarin e saj si kali i Trojës i Kremlinit në Moldavi.

Ish-kryeprokurori Stoianoglo ndërkaq kërkon të rrijë larg BE-së dhe akuzon kundërshtaren për shpifje.

Në referendumin e fundit për hyrjen apo jo në BE, 50.35% votuan pro. Autoritetet moldave raportuan se diferenca është e vogël pasi Ilian Shor, një oligark moldav që jeton në Rusi ndërtoi një skemë për të blerë sa më shumë vota kundër.

Po ashtu, analistët vendas paralajmërojnë se Moska mund të rrisë përpjekjet e saj për të ndikuar në politikën e brendshme me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy