Covid/ Simaku: Situata e qëndrueshme, vaksinimi i fëmijëve jo i nevojshëm (VIDEO)

Covid/ Simaku: Situata e qëndrueshme, vaksinimi i fëmijëve jo i nevojshëm (VIDEO)

Ditët e fundit Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për një ulje të numrit të të infektuarëve me Covid-19 dhe vdekshmërisë.

Lidhur me situatën epidemiologjike aktuale, vaksinimin dhe pritshmërinë në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV epidemiologu Artan Simaku deklaroi se rënia nuk është aspak e papritur por graduale, duke marrë parasysh javët e fundit ku është parë një rënie e rasteve pozitive.

Sipas tij, treguesi kryesor nuk janë rastet e infektimeve, por shtrimet në spital. Ai theksoi se vaksinimi po ecën relativisht mirë ku pothuajse më shumë se gjysma e popullatës është vaksinuar.

Sa i përket vaksinimit për fëmijët, Simaku sqaroi se kjo nuk shihet e nevojshme ende duke marrë parasysh situatën. Përsa i përket qarkullimit të gripit sezoanl epidemiologu theksoi se ai ka kaluar në plan të dytë që me fillimin e pandemisë

Rënia nuk është e papritur por graduale duke marrë parasysh se 3-4 javët e fundit ka një rënie të rasteve, megjithatë duhet të kemi parasysh se një nga treguesit kryesor nuk është ai i rasteve pozitive, por i të shtruarve në spital. Gripi sezonal ka kaluar në plan të dytë që me fillimin e pandemisë. Dhe gjatë vitit 2020-2021 nuk ka pasur qarkullim të gripit sepse ka mbizotëruar covid dhe në kohë pandemie mbizotëron vetëm një virus. Sa i përket vaksinimit të fëmijëve kjo është ende në fazë diskutimi, por nuk mendoj se ështe i nevojshëm lidhur nga situata ku ndodhemi.

Intervista e plotë

1-Z. Simaku, në krahasim me javën e kaluar kur shifrat e infeksioneve ishin të larta, prej tre ditësh ato janë përgjysmuar. Sipas jush, çfarë ka ndikuar në rënien e papritur të infeksioneve?

Rënia nuk është e papritur por graduale duke marrë parasysh se tre-4 javët e fundit ka një rënie të rasteve, megjithatë duhet të kemi parasysh se një nga treguesit kryesor nuk është ai i rasteve pozitive por i të shtruarve në spital. Dhe numri i të shtruarve në spital paraqitet i qëndrueshëm dhe situata është e qëndrueshme për momentin.

2-Ndërkohë jemi në muajin tretë të vaksinimit të hapur. Kemi shifra konkrete, si po ecën vaksinimi, cilat grupmosha kanë marrë dy doza dhe kush janë më të rrezikuarit?

Vaksinimi po ecën relativisht mirë, shifrat po rriten dhe me një dozë janë vaksinuar 953 mijë qytetarë, mbi 800 mijë qytetarë me dy doza, po ngushtohet diferenca me një dozë apo dy doza, në total mbi gjysma e popullatës është vaksinuar.

3- Ndërkohë Komitetit i ekspertëve ka deklaruar se është në fazën e diskutimit për vaksinimin e fëmijëve. Në kushtet kur kemi përgjysmin të infeksioneve a mund të kemi një tërheqje të këtij diskutimi?

Ky është diskutim që ka kohë që ka filluar dhe është në fazë diskutimi dhe studimesh. Akoma nuk ka prova bindëse që vërtetojnë dobinë e vaksinimit të fëmijëve. Për momentin duke marrë parasysh dhe situatën nuk është i nevojshëm, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në vende të tjera të Evropës.

4- Jemi në sezonin e gripit. Si është raporti mes të infektuarëve nga covid-19 dhe atyre të prekur nga gripi sezonal? Kush mund të themi se ka kaluar në plan të dytë?

Gripi sezonal ka kaluar në plan të dytë që me fillimin e pandemisë. Dhe gjatë vitit 2020-2021 nuk ka pasur qarkullim të gripit sepse ka mbizotëruar covid dhe në kohë pandemie mbizotëron vetëm një virus. Duke parë që në hemisferën e veriut ku bën pjesë dhe vendi ynë ka një trend në rënie të koronavirtusit mund të pritet një qarkullim i gripit, sepse dhe virusi gripit qarkullon nga tetor, nëntor deri në mars.

5-Z. Simaku a ka pasur viktima të personave të vaksinuar me të dyja dozat dhe a ka persona të riinfektuar dhe nëse po cilat janë shenjat klinike që ata shfaqin?

Riinfektime nuk ka pasur edhe në 2020 numri ishte pothuajse i parëndësishëm, vdekje nga vaksinat ka pasur në dijeninë time 1 deri 2 maksimumi te ata persona që kanë pasur edhe sëmundje shoqëruese pavarësisht se kishin marrë të dyja dozat. Këto raste janë jashtëzakonisht të rralla sepse tashmë është provuar efikasiteti i vaksinës. Prandaj i bëhet thirrje popullatës për vaksinim me të dyja dozat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy