I janë dashur vetëm 10 ditë kohë teknikëve për të rivënë në funksion maternitetin e Durrësit pas zjarrit që ra në këtë spital. Për të dhënë lajmin e rinisjes së punës ka qenë Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe Kryebashkiaku Vangjush Dako. Beqaj tha se në maternitetin e Durrësit kryhen rreth 2500 lindje çdo vit.



