
“Siç e dini, Belgjika luan një rol kyç në tregtinë ndërkombëtare të diamanteve. Është qëllimi ynë që të eliminojmë plotësisht diamantet ruse nga tregu ynë, për ta bërë këtë ne kemi nevojë për një sistem total gjurmueshmërie. Diamantet ruse të gjakut nuk do të përdoren më për të financuar luftën ruse”, tha kryeministri belg Alexander De Croo gjatë një konference për shtyp me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Antwerp në Belgjikë ka shërbyer si qendra kryesore për diamantet që vijnë në Evropë prej shumë dekadash. Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës një vit më parë, industria e diamanteve të qytetit ka paralajmëruar se ndalimi i importit të diamanteve rusë nga BE do të ishte një goditje ekonomike për Belgjikën dhe thjesht do të devijonte tregtinë drejt Indisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Por mesa duket, vizita e presidentit ukrainas ka luajtur rol.
Diamantet e papërpunuara ruse përbëjnë rreth 30 për qind të tregtisë globale të diamanteve.



