Komisioni Europian ka rekomanduar sot hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë.
KE e sheh si kyçe ecurinë e zbatimit të reformës në drejtësi e veçanërisht me ligjin e rivlerësimit të gjykatësve dhe prokurorëve. Hahn ka vlerësuar hapat e bërë nga Shqipëria në përmbushjen e rekomandimeve.
“Shqipëria ka shënuar hapa progresivë përsa u përket të gjitha rekomandimeve që ne kemi parashtruar për procesin e hapjen e negociatave. Sa u përket hapave të rëndësishëm në reformën e drejtësisë dhe në ngritjen e institucioneve të reja, të cilat do të kenë një ndikim të madh në uljen e korrupsionit, dekriminalizimin, por edhe në shkëputjen e drejtësisë nga politika. Duhet të shohim edhe ligjin e vetingut, implementimi i saktë i kësaj reforme do të shënonte edhe rezultate konkrete. Ky progres i Shqipërisë duhet të mbështetet nga të gjithë liderët e BE-së”, tha Hahn.



