Mali në Zelandën e Re merr të njëjtat të drejta ligjore si një person fizik 

Mali në Zelandën e Re merr të njëjtat të drejta ligjore si një person fizik 

Malit Taranaki në Zelandën e Re i është dhënë e njëjta e drejtë ligjore si një person përmes një ligji të miratuar të enjten në Parlament.

"Personaliteti" i tij juridik ka një emër: Te Kāhui Tupua, të cilin ligji e sheh si "një tërësi e gjallë dhe e pandashme".

Marrëveshja synon të kompensojë fiset lokale Maori për padrejtësitë e bëra ndaj tyre gjatë kolonizimit, duke përfshirë konfiskimin e gjerë të tokës.

"Ne duhet të pranojmë lëndimin që është shkaktuar nga gabimet e së shkuarës, në mënyrë që të mund të shikojmë nga e ardhmja për të mbështetur iwi për të realizuar aspiratat dhe mundësitë e veta," tha Paul Goldsmith, ministri i qeverisë përgjegjës për negociatat.

Të drejtat ligjore të malit synojnë të ruajnë “shëndetin” dhe “mirëqenien” e tij. Ata do të përdoren për të ndaluar shitjet e detyruara, duke rikthyer përdorimet tradicionale që lejojnë ruajtjen e jetës së egër dhe florës. 

Është rënë dakord që  aksesi në mal nuk do të ndryshonte dhe se "të gjithë qytetarët e Zelandës së Re do të munden ta vizitojnë dhe shijojnë këtë vend më të mrekullueshëm për brezat që do të vijnë. Vlen për t’u theksuar që ky nuk është ekosistemi i parë natyror që merr statusin e personit juridik në Zelandën e re.

Në vitin 2014, pylli vendas Urewera u bë i pari që fitoi një status të tillë, i ndjekur nga lumi Whanganui në 2017.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy