Gazetarja Alba Kepi në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN Tv ka komentuar anijen e parë me emigrantë që pritet të mbërrijë në Lezhë gjatë të mërkurës. Ajo tha se janë 16 emigrantë meshkuj nga Egjipti dhe Bangladeshi që po vijnë në Gjadër përmes anijes ushtarake Libra.
Sipas saj emigrantët që pritet të mbërrijnë në Lezhë në sajë të marrëveshjes Shqipëri-Itali do të jenë nga vende të sigurta
Të rejat më të fundit është se kanë zbardhur numrin e saktë dhe janë 16 meshkuj nga Egjipti dhe Bangladeshi që vijnë përmes anijes ushtarake Libra. Kjo anije nuk është nisur nga Lampedusa, sepse nëse do hynin në brigjet italiane do duhej të qëndronin në Itali. Ata janë transportuar përmes anijeve të vogla në anijen libra përballë Lampedusës por në ujërat ekstra territoriale. Pasi ndalohen në bordin e anijes në det dhe pas një kontrolli meshkujt dërgohen në territorin shqiptar.
Italia vitet fundit ka pasur një fluks të madh të klandestinëve por gjatë këtyre muajve të 2024 ka pasur një reduktim të emigrantëve. Ky reduktim, politika e qeverisë Meloni e komentin për shkak të zgjedhjes që ajo ka bërë me kapet në Shqipëri duke i trembur gati gati që nëse do udhëtojnë drejt Italisë nuk do qëndrojnë aty po do dërgohen diku tjetër. Në Shqipëri do të mbërrijnë emigrantë nga vende të sigurta, Italia është i vetmi vend në BE që ka një listë prej 22 vendesh të konsideruara të sigurta.



