Thirrje myslimanëve të regjistrohen/ Topulli: Çështja e identitetit fetar, e lirë, jo me detyrim. Të dimë se çfarë jemi! (VIDEO)

Thirrje myslimanëve të regjistrohen/ Topulli: Çështja e identitetit fetar, e lirë, jo me detyrim. Të dimë se çfarë jemi! (VIDEO)

Teksa nesër në mbarë vendin nis Censi për regjistrimin e popullsisë dhe banesave, i cili do të zgjasë deri në 28 tetor, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i është drejtuar qytetarëve me një thirrje, që të deklarojnë përkatësinë fetare.

Nisur nga kjo, ish-kryetari i Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë, Justinian Topalli, në një intervistë në MCN lajme, thotë se bazuar në Censet e kaluara, shqiptarët kanë hezituar nga paragjykimet dhe frikat e politikës së kohës që të deklarojnë përkatësinë fetare.

Ne nisemi rezultat e censusit të kaluar, ka pasur kontestime nga disa bashkësi fetare, kryesisht nga bashkësia ortodokse, se si rezultat ishte shumë i ulët, nga 20% të besimit ortodoks që mendohej që kanë qenë dikur, rezultuan 6.7 % ndërkohë që Komuniteti Mysliman nga 63 apo 70% sipas të dhënave rezultoi me 56.7% duke shtuar këtu edhe 2% që janë deklaruar bektashinjtë.

Problematika që ka shkaktuar më herët dilemën apo hezitimin e Censusit atëherë ka qenë çështja e 13.97% të cilët nuk kanë qenë të deklaruar.

Ne mendojmë se kanë ndikuar disa faktorë, në atë kohë për arsye politike që kishin frikë për përqindje etnike, dhe në atë kohë u penalizua komuniteti ortodoks, poashtu edhe myslimanët që u trembën për shkak të një intimidimi politike, pati një lloj frike se do të bjerë përqindja jonë dhe nuk do paraqitet reale.

Tutje Hoxhë Topalli, thotë se çështja e identitetit fetar është e lirë, jo me detyrim, porse është e mira që të deklarohemi që të dimë se çfarë jemi!  

 Ne mendojmë se çështja e identitetit fetar vërtetë është çështje e lirë, me zgjedhje, por janë çështje identitare, dhe këto çështjet identitare janë të rëndësishme për njerëzit. Identiteti nuk ka kuptim vetëm se kur ti jeton mes shoqërish.

Ne mendojmë se para 2011 njerëzit nuk u deklaruan sepse u trembën, se do të kishte një lloj paragjykimi se mos do të ketë pasoja për mua.

Dhe në këtë kuadër për këtë përqindje të vogël, duke e marrë si të mirëqenë, u kemi bërë thirrje besimtarëve mysliman që të deklarojmë përkatësinë e tyre fetare pa asnjë kompleksi, dhe nuk ka pengesë moralë apo fetare se çfarë është, jo me detyrim, por është e mira që ta deklarojnë në mënyrë që edhe ne të jemi këmbe ne tokë të dijme se çfarë janë, të krishterë, ortodoks, mysliman, etj.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy