Bllokohet aeroporti i Berlinit dhe Hamburgut, shkak greva e punëtorëve për rritjen e pagave

Bllokohet aeroporti i Berlinit dhe Hamburgut, shkak greva e punëtorëve për rritjen e pagave

Pasagjerët në dy aeroportet kryesore gjermane, Berlin dhe Hamburg, nuk mundën të ndiqnin agjendën e tyre të udhëtimeve për shkak të grevës nga punonjësit e sigurisë dhe ata të shërbimeve tokësore.

Punëtorët, pjesë e një prej sindikatave më të mëdha të punonjësve në Gjermani, Verdi, pezulluan punën, duke organizuar kështu mbajtjen e një greve një ditore me kërkesën kryesore rritjen e pagës.

Aeroporti Berlin-Brandenburg, i cili i shërben kryeqytetit, njoftoj se të gjitha nisjet u anuluan, ndërsa specifikoj se nga kjo grevë humbën 240 fluturime.

Edhe Punonjësit e Shërbimeve private të Trajtimit të Aviacionit në Hamburg të cilët merren me check-in, hipjen dhe orientimin e pasagjerëve për gjetjen e linjave ajrore, përfshirë Lufthansa-n, thirrën gjithashtu një grevë 24-orëshe.

Nën mbikëqyrjen e këtyre punonjësve për datën 24 prill ishin përcaktuar 84 nga 160 nisjet e sotme dhe vetëm në orët e para të mëngjesit ishin anuluar 31 prej tyre.

Ekonomia më e madhe e Evropës ka parë disa nga grevat më shkatërruese në dekada pasi sindikatat bëjnë presion për paga më të larta për të kompensuar koston në rritje të jetesës.

Javën e kaluar, edhe aeroportet e Duseldorfit, Hamburgut, Këln-Bonit dhe Shtutgartit u goditën nga greva.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy