Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e Alibeajt për mosregjistrimin e koalicionit “Bashkë fitojmë”

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e Alibeajt për mosregjistrimin e koalicionit “Bashkë fitojmë”

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e Partisë Demokratike për mosregjistrimin e koalicionit Meta-Berisha në zgjedhjet e 14 majit.

 Koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të vijojë të jetë ne fuqi, sipas vendimit të kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashit.

Sokol Ibi, Manjola Xhaxho, Edlira Petri, Esmeralda Xhili dhe Alma Kolgjoka shqyrtuan kërkesën.

Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj iu drejtua Kolegjit me arsyetimin se Berisha ka kryer shkelje të rëndë ligjore duke përdorur simbolet e PD-së, siglën dhe emrin për t’u regjistruar në koalicion.

Ata kërkuan të bënte çregjistrimin e këtij koalicionin, dhe të gjendej një rrugë tjetër për regjistrimin e tyre në këto zgjedhje, pa përdorur elementë përbërë të partisë zyrtare.

Kjo kërkesë nuk është pranuar nga Kolegji, i cili vendosi të lërë në fuqi vendimin e kryetari të KQZ-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy