Jazexhi: Iftari hipokrit i një kryeministri si Rama, që po i bën gjëmën islamit në vend (VIDEO)

Jazexhi: Iftari hipokrit i një kryeministri si Rama, që po i bën gjëmën islamit në vend (VIDEO)

Profesori i Universitetit Islamik Ndërkombëtar të Malajzisë, Olsi Jazexhi, tha sot në një komunikim përmes skype me edicionin e lajmeve në MCN TV, se situata e krijuar me xhaminë e Namazgjase për rrjedhojë mos inaugurimi i tij, kanë të bëjnë me sektin gylenist që udhëheq KMSH-në.

Xhamia është ndërtuar nga shteti turk por sikurse jeni në dijeni institucioni qeë e drejton xhaminë dhe KMSH, është marrë në drejtim nga sekti i gylenistëve me mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe te regjimit aktual të Rilindjes, kult ky i cili në Turqi njihet si kërcënues i shtetit demokratik. Si rrjedhojë, xhaminë që e ka ndërtuar nuk mund tua jap në dorë këtij sekti.

Për këtë arsye, po ndodh një krizë në marrëdhëniet mes Turqisë e Shqipërisë, pasi pas shume ndihmave që Turqia ka dhënë për vendin, turqit kanë ngelur të zhgënjyer.

Jazexhiu foli edhe lidhur me iftarin që kryeministri Edi Rama, pak ditë më parë shtroi për të ftuar të komunitetit mysliman dhe jo vetëm. Sipas tij, ai është një iftar hipokrit nga një njeri që i bëri gjëmën islamit në vend.

Edi Rama është një nga kryeministret më të kobshëm në lidhje me islamin, ai ka ndërtuar një qeveri sekrete, një polici antiterrori, qëllimi i së cilës është përgjimi e persekutimi i komunitetit mysliman në Shqipëri.

Rama ia ka dhënë çelësat sektit gylenist e nga ana tjerët shtron iftar. Edhe pse 70% në Shqipëri janë mysliman, shumica e ministrave të tij nuk janë mysliman, edhe Veliaj, një protestant. Një person që i ka bërë gjëmën islamit në Shqipëri, dhe shumë hoxhallarë përndiqen nga policia, ai shkon e bën iftar për ramazan, dhe prandaj unë e quajta iftar hipokrit. Kjo nga shumë mysliman, lexohen me thënien, “të vrasë natën, e të pres ditën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy